Izraeli miraton mbi 2.300 njësi të reja ilegale banimi në Bregun Perëndimor

Qeveria e Tel Avivit ka miratuar ndërtimin e mbi 2.300 njësive të reja të banimit në vendbanimet ilegale hebreje në Bregun Perëndimor të pushtuar, njoftoi një organizatë joqeveritare izraelite.

Në një raport, lëvizja “Paqe Tani” shkruan se departamenti përkatës i Ministrisë izraelite të Mbrojtjes ka miratuar ndërtimin e 2.342 njësive ilegale të banimit.

Në raport thuhet se Izraeli këtë vit i ka dhënë dritë jeshile ndërtimit të gjithsej 8.337 njësive deri më tani, që paraqet një rritje nga totali prej 5.618 njësive të miratuara vitin e kaluar.

Raporti thekson se rritja e miratimeve për ndërtime ilegale në territoret e pushtuara palestineze është regjistruar në veçanti që nga ardhja e Donald Trump si president i SHBA-së.

Në Bregun Perëndimor, të cilin Izraeli e pushtoi në vitin 1967, gjenden afër 250 vendbanime kolone hebreje, në të cilat jetojnë mbi 400 mijë hebrenj.

Sipas së drejtës ndërkombëtare, të gjitha vendbanimet kolone hebreje në territoret e pushtuara llogariten si të paligjshme./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne