Izraeli mundohet të shtojë numrin e hebrenjve në Kuds

Regjimi sionist me një program racist, po mundohet të ndryshojë strukturën demografike në Kudsin e pushtuar duke shtuar numrin e hebrenjve banues të këtij qyteti.

Gazeta sioniste Maariv shkruan se Enat Barkan anëtar i parlamentit të regjimit sionist nga radhët e partisë Likud, ka hartuar një program me anë të të cilit bëhet ndarja e lagjeve me popullsi arabe dhe e fshatrave palestineze nga qyteti Kodsi me qëllim që ata të mbahen larg këtij qyteti. Sipas gazetës në fjalë, ky program pritet të marrë mbështetjen e kryeministrit Beniamin Netanjahu. Thuhet se sionistët po mundohen që 95% e popullsisë së qytetit Kods të banohet nga hebrenjtë. Regjimi sionist me ndërtimin e kolonive sioniste mundohet të ndryshojë strukturën gjeografike dhe demografike të Palestinës së pushtuar./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne