Bota

Izraeli ndalon hyrjen e muslimanëve në Xhaminë e Ibrahimit në El-Khalil

Autoritetet izraelite kanë mbyllur për muslimanët për dy ditë haremin dhe xhaminë e Profetit Ibrahim në El-Khalil të Bregut Perëndimor nën pushtim, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtori i kompleksit Hafthi Abu Sneineh për AA deklaroi se autoritetet izraelite ua kanë ndaluar hyrjen muslimanëve sot dhe nesër në harem dhe në xhami, që hebrenjtë të kenë qasje në faltore dhe pa pengesa të kryejnë lutjet me rastin e festës së pesahut.

Ai konfirmoi se vetëm hebrenjtë mund të hynë në kompleksin e Xhamisë së Ibrahimit, rreth të cilës janë angazhuar forcat izraelite të sigurisë. Po ashtu ai tha se është ndaluar edhe thirrja e ezanit.

Besohet se në haremin e xhamisë apo në shpellat që ndodhen nën të ndodhen varret e Profetëve, Ibrahim, Is’hak dhe Jakub.

Ekstremistët e djathtë hebrenjë Baruch Goldstien më 25 shkurt 1994 hapën zjarr ndaj xhamisë dhe me këtë rast vranë 29 palestinezë dhe 125 të tjerë i plagosën.

Pas këtij akti, autoritetet izraelite për shkaqe sigurie vendosën masa të rrepta sigurie dhe një pjesë e kompleksit u kthye në sinagogë.

Në El-Khalil jetojnë rreth 160 mijë palestinezë dhe rreth 500 kolonë hebrenj të cilët janë akomoduar në lagje me siguri të lartë./ AA

OPINIONE