Rajoni

Prizren, mbahet aktiviteti “Shëtitësit e shkencës Ballkani 3”

Aktiviteti “Shëtitësit e shkencës Ballkani” në organizim të Medresesë Kartal (Anadolu Imam Hatip) të Stambollit dhe me mbështetjen e Presidencës së Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), është organizuar në Prizren të Kosovës në kuadër të turneut ballkanik, raporton Anadolu Agency (AA).

Faza e parë e projektit “Shëtitësit e shkencës Ballkani 3” në bashkëpunim me International Maarif Schools of Kosova dhe Medresenë Alauddin në Kosovë, u realizua në qytetin e Prizrenit. Në hapjen e projektit në sheshin “Shadërvan”, morën pjesë zyrtarë, mësues si dhe shumë nxënës.

Drejtori i Medresesë Kartal, Mithat Tekçam, në deklaratën për AA tha se synimi i projektit është rritja e bashkëpunimit mes shteteve në fushën e arsimit.

Ai tha se synojnë ndërtimin e urave me anë të shkencës. “Me projektin që filloi në vitin 2015, jashtë vendit kemi arritur në 11 vende të ndryshme në 3 kontinente. Ndalesa jonë e parë në vizitën tonë të tretë në Ballkan është Prizreni. Projekti do të vazhdojë me Shkodrën në Shqipëri dhe Rozhajën në Malin e Zi”, tha Tekçam.

Ali Sedat Aslan, drejtori i “International Maarif Schools of Kosova” në Prizren, në fjalimin e tij tha se në saje të këtij aktiviteti të pranishmit do të kenë mundësi të njoftohen me shkencëtarët e së ardhmes.

“Vendet zhvillohen me vlerën që i japin vlerë shkencës dhe shkencëtarëve. Unë shoh se Kosova dhe Turqia hedhin hapa të rëndësishme në këtë drejtim”, theksoi ai.

Përgjegjësi i YTB-së për Kosovën, Erkan Girişit, shprehu kënaqësinë që si YTB mbështesin këtë projekt që synon të bëjë të duhet shkenca.

Aktiviteti do të zgjasë gjatë gjithë ditës ndërsa në ditët në vijim do të organizohet në Shkodër dhe në Rozhajë.

Projekti i cili synon rritjen e interesit të shoqërisë për shkencën, ku nxënësit mësojnë duke praktikuar, për herë të parë është realizuar në vitin 2015 nga Medreseja Kartal (Anadolu Imam Hatip) në Stamboll ndërsa nga viti 2017 me mbështetjen e YTB filloi rrugëtimin në Ballkan./ AA

OPINIONE