Ushtarët izraelitë qëllojnë me armë zjarri një adoleshent palestinez me sy të mbyllur dhe duar të lidhura teksa tentonte që ti shpëtonte arrestimit për gjuajtje me gurë

Ushtarët izraelitë qëlluan me armë zjarri një të ri palestinez me duar të lidhura dhe sy të mbyllur, i cili po përpiqej të arratisej pasi u arrestua mbi dyshimet për gjuajtje me gurë të enjten në Bregun Perëndimor.

Pasi u qëllua, minoreni u arrestua përsëri nga forcat izraelite por u evakua më vonë nga palestinezët për të marrë trajtim mjekësor në Beit Jala afër Betlehemit. Adoleshenti duket se është qëlluar në zonën e gjoksit.

Një dëshmitar i tha agjencisë së lajmeve Haaretz se djaloshi ishte 15 vjeç.

Videoja e marrë në skenë tregon sesi ushtarët izraelitë u përleshën me një grup palestinezësh, teksa ata po përpiqeshin të ndihmonin adoleshentin e plagosur.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha në një deklaratë se afër forcave ushtarake dhe civilëve kishte pasur “hedhje masive gurësh”. Zyrtari konfirmoi edhe incidentin me adoleshentin i cili u përpoq ti shpëtonte arrestimit por që u qëllua në pjesën e poshtme të trupit. Në deklaratë u tha se incidenti do të hetohej./rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne