Sulmet terroriste ne Sri Lanka duken si veper e spiunazhit hindu te Narendra Modit

Ne nje video te fundit eksperti i historise dr Olsi Jazexhi flet mbi sulmet me bomba qe ndodhen ne Sri lanka gjate dites se Pashkes. Historiani thote se edhe ne kete rast sikurse gjithmone i akuzuari eshte feja Islame. Kete radhe akuzat mbi sulmet terroriste ne Sri Lanka kane ardhur nga mediat indiane dhe ato izraelite. Sri Lanka ka nje histori te gjate me masakra te cilat kane nisur qe ne kohen e kolonializimit britanik, ku nga britaniket jane masakruar mijera banore te Sri Lankas te cilet kerkonin vetvendosje. Qe nga vitet 80 dhe deri ne vitin 2009 Sri Lanka ka qene e perfshire ne lufte civile.

Qeveria e vendit me shumicen e popullsise budiste dhe minoriteti musliman i Sri Lankas kane luftuar sebashku terrorizmin hindu te tigrave te Tamilit, nje organizate terroriste e bazuar ne shtetin e Tamil Nadu-s te Indise. Akuzat qe behen nga mediat dhe nga Mosadi izraelit se pas sulmeve terroriste qendron nje organizate OJQ ne Indi, historiani e sheh si te pakumtimte dhe shume te dyshimte. Lidhur me shoqaten muslimane ne Indi e cila akuzohet nga mediat indiane dhe izraelite, shume analiste nga bota kane ngelur te habitur per faktin qe kjo organizate OJQ aktivitetin e saj e ka humanitar.

Historiani shpjegon pse sulmet terroriste ne Sri Lanka duken si pune e spiunazhit RAW – indian ne luften proxy qe India ben me Pakistanin ne nen-kontinentin indian. Ai ben nje rezyme te luftes se gjate te Indise me Pakistanin, lufte qe ka perfshire ne te kaluaren pushtimin e Bangladeshit dhe luften terroriste hinduse kunder Sri Lankes. Ai argumenton qe muslimanet nuk kane interes te bejne lufte ne Sri Lanka, dhe per me teper kunder te krishtereve te cilet ata i kane sivellezer ne nje vend me shumice budiste. Ai argumenton se sulmi terrorist ne diten e Pashkes ishte nje sulm i bere nga sherbimet sekrete indiane dhe ndoshta edhe izraelite.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne