Izraeli ndalon këndimin e ezanit në Bregun Perëndimor

Izraeli ndaloj këndimin e ezanit me altoparlant në xhami në një fshat në jug të Bregut Perëndimor me arsyetim se “po shqetësohen kolonët hebrenj”.

Ratib al-Xhebur, Koordinatori i Komiteteve të Rezistencës Popullore bëri të ditur se forcat izraelite bastisën fshatin Et-Tuvani në zonën Musafir Jata (Musafir Yatta) në jug të qytetit El-Halil dhe ndaluan këndimin e ezanit me altoparlant.

Xhebur tha se ushtarët izraelitë kërcënuan me një bastisje të re në fshat në rast se nuk i përmbahen ndalesës, ndërsa shtoi se fshati Et-Tuvan është i ekspozuar vazhdimisht ndaj provokimeve të ushtarëve izraelitë dhe kolonëve për shkak të afërsisë së tij me vendbanimin hebre Ma’on.

Zona Musafir Jata ndodhet në zonën “C” të Bregut Perëndimor.

Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslos” të nënshkruar mes Palestinës dhe Izraelit në vitin 1995, Bregu Perëndimor është ndarë në zonat A, B dhe C.

Administrimi dhe siguria e zonës A, e cila përfshinë 18% të territoreve, i është lënë palestinezëve, administrimi i zonës B që shtrihet në 21% të territoreve i është lënë palestinezëve, ndërsa siguria izraelitëve, ndërkaq administrimi dhe siguria e zonës C që përfshinë 61% të territoreve i janë lënë Izraelit.

Udhëheqja e Izraelit pothuajse pamundëson ndërtimin e shtëpive të palestinezëve në zonën C.

Në Jerusalemin Lindor që ndodhet nën pushtimin e Izraelit janë të vendosur mbi 200 mijë kolonë hebre, ndërsa në Bregun Perëndimor mbi 400 mijë.

Këto vendbanime të ndërtuara në territoret e pushtuara nga ana e Izraelit shoqëria ndërkombëtare i pranon si të jashtëligjshme./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne