Ushtria izraelite thotë se ka ndërmarrë një valë sulmesh ndaj objekteve ushtarake dhe bërthamore iraniane, në një përshkallëzim të madh kundër Teheranit.
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaron se operacioni ushtarak do të vazhdojë për aq kohë sa të jetë e nevojshme.
Autoritetet iraniane kanë pezulluar fluturimet në aeroportin ndërkombëtar të Teheranit, ndërsa mediat raportojnë se ndërtesa banimi janë goditur në kryeqytetin iranian. Sekretari amerikan i shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara “nuk janë të përfshira” në këto sulme, duke paralajmëruar Iranin që të mos sulmojë bazat amerikane në rajon.
Sulmet në Iran kanë ndodhur pak kohë pasi Presidenti amerikan, Donald Trump, deklaroi se Uashingtoni mbetet i përkushtuar ndaj diplomacisë me Teheranin./aljazeera