Bota

Izraeli nis fluturimin e parë të drejtpërdrejtë me Marokun

Fluturimi i parë i drejtpërdrejtë komercial me dhëndrin dhe këshilltarin e presidentit në largim të SHBA-së Donald Trump, Jared Kushner, në bord, sot është ngritur nga aeroporti Ben Gurion i Izraelit për në Marok.

Sipas Korporatës Izralite të Transmetimit (Israeli Broadcasting Corporation), Fluturimi El Al ishte zbukuruar me flamuj marokenë dhe izraelitë dhe fjala “paqe” e shkruar në të në gjuhët hebraike, arabe dhe angleze.

Së bashku me Kushner, shefi i stafit izraelit për Sigurinë Kombëtare Meir Ben Shabbat ishte gjithashtu në bord.

Sipas mediave izraelite, delegacioni izraelit do të nënshkruajë një seri marrëveshjesh dypalëshe gjatë vizitës.

Të hënën, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Ben Shabbat gjatë vizitës do të takohet me mbretin maroken Mohamed VI.

Maroku u bë vendi i katërt arab që normalizoi marrëdhëniet me Izraelin në vitin 2020 pas Emirateve të Bashkuara Arabe, Bahreinit dhe Sudanit.

Marrëveshjet e normalizimit janë dënuar gjerësisht nga palestinezët, të cilët theksojnë se marrëveshjet injorojnë të drejtat e tyre dhe nuk i shërbejnë çështjes palestineze./AA

Etiketa

OPINIONE