Izraeli nuk njeh as ditën e grave, shtatë gra palestineze i arreston në dyert e xhamisë Aksa

Policia izraelite arrestoi të enjten mbrëma shtatë gra palestineze ne Jeruzalemin e pushtuar qe në vitin 1948 dhe i mori në pyetje në një nga stacionet e saj në Qytetin e Vjetër.

Sipas burimeve lokale, gratë u arrestuan pasi po largoheshin nga xhamia al- Aksa  nëpërmjet dyerve al-Asbatit dhe Hitta.

Policia ka akuzuar gratë për shqetësim të rendit publik dhe tha se do t’i mbante ato në paraburgim deri të premten.

Gratë e ndaluara janë Nahida Mahajena, Muntaha Imara, Nour Mahamid, Islami Mahamid, Samah Mahamid, Ra’ida As’id dhe Su’ad Obeida.

Ndërkohë, policia izraelite, të njëjtën ditë pasdite, e arrestoi Shejhun  Nuruddin al-Raxhbi në një nga portat e Xhamisë së al-Aksa dhe e dërgoi në stacionin al-Kishla për ta marr’ në pyetje.

Policia izraelite arrestoi gratë dhe Shejh Raxhbin pasi hynë në zonën ku falet namazi, në Bab al-Rahma, në Xhaminë al-Aksa, pasdite dhe tha “Allahu Ekber (Allahu është më i Madhi)” gjatë pranisë së kolonëve hebrenj në vendin e shenjtë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne