Kur drejtësia nuk është teatër. Burg për Menduh Thaçin

Nga Maqedonia erdhi një shembull për standardin e ndryshëm të drejtësisë ndaj të paprekshmëve të politikës. Menduh Thaçi, kryetar i Partisë Demokratike Shqiptare është dënuar me 3.2 vjet burg për parregullsitë në zgjedhjet e vitit 2013. Ish-kreu i DSK-së, Sasho Mijallkov është dënuar me 3 vjet burg, kurse Bedreim Ibraimi, ish-anëtar i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, me 4.5 vjet burg.

Gjykata ka kërkuar që Mijallkov të merret menjëherë në paraburgim pasi dyshohet se mund të largohet nga vendi. Akti I gjykatës pason dënimet për ish-ministren Jankullovska dhe ish-kryeministrin Gruevski, çka dëshmon se drejtësia në Maqedoninë e Veriut ka shkallmuar establishmentin e vjetër politik.

Një shembull ky i qartë se drejtësia nuk është teatër si në Shqipëri dhe se Maqedonia e Veriut e meriton më shumë se Shqipëria hapjen e derës së integrimit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne