Izraeli: Palestinezët përdorën raketa ruse

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite Jonathan Conricus tha se në konfliktin e fundit, palestinezët kanë parashikuar përdorimin e sistemit të raketave të bëra nga Rusia.

Në një deklaratë të bërë para një kohe nga ushtria izraelite, ishte thënë se një ushtarë izraelit është plagosur rëndë, si pasoj e zjarrit të hedhur në një autobus me sistemin e raketave anti-tank Konret nga militantët e Gazës.

Duke folur për Sputnik, në pyetjen se a kanë përdorur militantët e Gazës me të vërtet sistemin e raketave Kornet, Conricus u përgjigj se: “Si rezultat i hetimit tonë, duket se është kështu.”

Conricus deklaroi se Hamasi, i cili mban pushtetin në Gaza, qëlloi qëllimisht autobusin, duke shtuar se: “Po, ka pasur ushtarë në autobus, por ishte një autobus i pasagjerëve dhe ata qëllimisht hapën zjarr për të përshkallëzuar tensionin dhe për të vrarë izraelitët.”

Zëdhënësi iu përgjigj edhe pyetjes se sistemet ruse kaluan tek palestinezët, duke thënë se pjesën më të madhe të parave të marra nga jashtë për nevojat e tij humanitare, Hamasi e ka shpenzuar për blerjen e armëve moderne, si dhe shtoi se: “Ata sjellin këto armë nga shumë pjesë të botës në mënyrë të paligjshme. Me siguri që furnizuesi më i madh i armëve të paligjshme është Irani, Hamasi dhe Xhihadi Islamik.”

Konflikti më i madh në mes të Izraelit dhe Gazës gjatë 4 viteve të fundit filloi me goditjen e autobusit. Ishte deklaruar se gjatë konfliktit, 460 raketa janë hedhur nga Gaza në Izrael, ndërsa ushtria izraelite ka goditur 160 objektiva në Gaza.

Sistemi raketor anti-tank Kornet, i cili është produkt i fabrikës së armëve Tula në Rusi, është eksportuar në tregun botëror që nga fillimi i viteve 1990.

Burimi : Sputnik News/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne