Bota

Mike Pence paralajmëron Kinën

Takimi i paraparë i Donald Trumpit me presidentin kinez Xi Jinpingun në Buenos Aires me siguri do të jetë rasti i fundit për normalizimin e marrëdhënieve të Kinës me SHBA-të, ka thënë nënpresidenti amerikan Mike Pence. Në rast se Pekini nuk i plotëson kërkesat e shumta amerikan, do të mund të shpërthejë Lufta e Ftohtë në mes dy superfuqive, ndërsa Washingtoni me siguri nuk do të shmanget asaj.

Së shpejti Donald Trumpi dhe Xi Jinpingu do të takohen në Argjentinë, lajmëron Washington Posti. Kjo ngjarje është e rëndësisë së posaçme për shkak të rritjes së tensioneve në marrëdhëniet e dy superfuqive. Nënpresidenti amerikan Mike Pence ka thënë se Kina duhet radikalisht të ndryshojë sjelljen e saj, në rast se Pekini dëshiron të shmang Luftën e ftohtë me Washingtonin dhe aleatët e saj.

Javën e kaluar në Singapor është hapur takimi i grupit ASEAN në të cilin takim Mike Pence ka përfaqësuar SHBA-të. Pjesëmarrësit e takimit më së shumti po kujdesen rreth asaj se a do të zgjas afatgjatë konflikti në mes Kinës dhe SHBA-ve.

The Washington Posti përkujton se nënpresidenti amerikan më tutje do të shkon në takimin e grupit APEC në Papua Guineja e Re ku do të merr pjesë edhe presidenti kinez, por takimi bilateral në margjinat e saj nuk është i caktuar në mes Xi Jinpingut dhe nënpresidentit amerikan Mile Pencit. Mike Pence ka deklaruar se”pala amerikane është e gatshme për marrëveshjen me Xi Jinpingun në Argjentinë, por vetëm nën kushtin që Pekini të ndryshojë kursin e saj ekonomik, ushtarak dhe politik”.

Sipas nënpresidentit amerikan, Kina në Buenos Aires do të ketë rastin më të mirë, me siguri edhe të fundit, për shmangien e Luftës së ftohtë me SHBA-të. “Duam të jemi të sigurtë se Kina do të kuptojë qëndrimin tonë dhe gatishmërinë për veprim dhe do të vijmë në Argjentinë me propozimet konkrete”, ka thënë nënpresidenti amerikan dhe ka konfirmuar listën e kërkesave i cili do të dorëzohet Pekinit, e i cili përmban ndalimin e përcjelljes ilegale të teknologjisë, hapja e plotë qasjes në tregun kinez, respektimi i parimeve dhe normave ndërkombëtare, dhe mos përzierja e Partisë Komuniste të Kinës në politikat e shteteve perëndimore.

Mike Pence është i sigurt se ekonomia amerikane është më mirë e përgatitur për eskalimin potencial të tensioneve, gjersa kinezët për diç të tillë nuk kanë kufijtë të mjaftueshëm të sigurisë, shkruan The Washington Post.

Burimi : LOGIČNO/ ML

OPINIONE