Izraeli plagos dhjetëra palestinezë në Kuds

Forcat izraelite kanë plagosur dhjetëra palestinezë dhe kanë arrestuar dy persona në lagjen Isawiya në veri të qytetit të Kudsit.

Sipas një njoftimi të Qendrës së Informacionit Wadi Hilweh, forcat izraelite kanë organizuar bastisje në lagje, duke hedhur gaz lotsjellës në drejtim të palestinezëve.

Në njoftim thuhet se dy palestinezë janë arrestuar nga forcat e Izraelit.

Ndryshe, ushtria izraelite ka rritur presionet mbi lagjen Isawiya pas vrasjes së palestinezit Muhammed Semir Ubeyd (20) më 27 qershor. Forcat okupatore izraelite tashmë pesë muaj organizojnë bastisje të rregullta ditore në këtë lagje dhe burgosin palestinezë. /AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne