Izraeli serish dhunon sovranitetin e Sirise.

Media shtetërore siriane ka raportuar se raketat e izraelit jane nisur nga lartësitë e Golanit territore të pushtuara nga Izraeli dhe shumica e tyre u rrëzuan nga mbrojtja ajrore e ushtrise siriane.

Ne kete sulm jane plagosur dy ushtarë sirianë dhe ka pasur humbje materiale raportojnë lajmet shtetërore siriane.

Agjencia shtetërore e lajmeve SANA raportoi herët në mëngjes të mërkurën se mbrojtja ajrore siriane ishte përballur me raketat izraelite të lëshuara në orën 12:25 me orën lokale (21:25 GMT)

SANA, duke cituar burime ushtarake, tha se dy ushtarë sirianë u plagosën në sulmin me raketa dhe kishte “disa humbje materiale”.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues i luftës me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, tha se sulmet ajrore shënuan herën e 20-të që Izraeli ka goditur objektiva në Siri deri më tani këtë vit.

Sulmet kishin në shënjestër pozicionet ushtarake pranë aeroportit në qytetin Dimas, si dhe autostradën Bejrut-Damask në perëndim të kryeqytetit, ku janë vendosur anëtarët elitë të ushtrisë siriane.

Izraeli ka kryer qindra sulme ajrore në ne Siri në vitet e fundit, por ai rrallë e pranon përgjegjësinë dhe nuk eshte denuar kurre nga komuniteti nderkombetar per keto akte agresive.

Sulmi i fundit ajror i raportuar izraelit në Siri ishte më 2 korrik, dhe Izraeli ka goditur zona pranë qytetit qendror të Sirisë, Homs, duke shkaktuar shume dëme materiale.

Izraeli ka sulmuar gjithashtu aeroportet ndërkombëtare në Damask dhe qytetin verior të Sirisë të Alepos disa herë gjatë viteve të fundit, shpesh duke i lënë jashtë funksionit përkohësisht objektet./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne