Izraeli sulmon serish Sirine.

Avionët luftarak të Izraelit të martën në mëngjes sulmuan serish disa vende pranë aeroportit ndërkombëtar të Damaskut dhe pas kësaj sistemet mbrojtëse të ushtrisë siriane janë përballur me raketat e lëshuara nga izraeli.

Agjencia zyrtare siriane e lajmeve (SANA) raportoi se sistemet e mbrojtjes ajrore të Damaskut janë përballur me raketa të lëshuara nga avionët luftarak. Sipas raporteve fillestare, zonat përreth rajonit al-Kusavah në periferi të Damaskut kane qene ne shënjester .

Mediat izraelite, njoftuan për fluturimet e shumta të avionëve luftarak të këtij regjimi në veri të Palestinës së pushtuar, bënë të ditur edhe sulmin e gjerë në Siri. Radio e ushtrisë sioniste deklaroi se sulmet ajrore të natës në Damask janë përgjigja e regjimit ndaj operacioneve martire brenda dhe jashtë Bregut Perëndimor.

TV sirian njoftoi se pas sulmit ajror të izraelit, sistemi i mbrojtjes ajrore të ushtrisë së vendit ndërhyri me shpejtësi dhe e zmbrapsi këtë sulm. Gazeta siriane Al-Vatan në faqen e saj theksoi se aeroporti i Damaskut është në gjendje normale dhe nuk është dëmtuar nga ky sulm./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne