Irani prezanton dronin “Mohaxher-10” me rreze fluturimi 2000 km

Irani prezantoi të martën dronin Mohaxher-10 gjatë një ceremonie për të shënuar ditën e industrisë së mbrojtjes.

Droni i prodhuar në vend u ekspozua gjatë një ceremonie në Teheran në prani të presidentit Ebrahim Raisi.
Mohaxher-10 ka një kohëzgjatje maksimale fluturimi prej 24 orësh në një lartësi prej 7,000 metrash dhe një rreze operative prej 2,000 kilometrash.

Ai gjithashtu ka një kapacitet maksimal të karburantit prej 450 litrash dhe një peshë maksimale të ngarkesës prej 300 kilogramë.
I pajisur me sisteme të luftës elektronike dhe inteligjencës, mjeti ajror pa pilot mund të fluturojë me një shpejtësi maksimale prej 210 kilometrash në orë dhe të mbajë lloje të ndryshme municionesh dhe bombash.

Në ceremoninë e së martës u zbulua gjithashtu bomba e dirigjuar ajër-tokë e quajtur Arman-1. Ndërkohë, Presidenti iranian Ebrahim Raisi urdhëroi bashkimin e raketave strategjike “Khorramshahr” dhe “Haxh Kasem” në Forcën Ajrore të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC)./Parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne