Izraeli shantazhon vendet në zhvillim për vota në OKB

Izraeli është duke shantazhuar vendet në zhvillim për t’i detyruar ato që të votojnë në favor të tij në OKB, fakt ky i zbuluar dje nga Koalicioni për Përgjegjësi dhe Integritet dhe i raportuar nga Arabi21.

Sipas faqes, drejtori i organizatës Azmi Shuaibi ka thënë se Izraeli përdor fondet e akorduara OKB-së për të blerë vota.

“Gjatë tre viteve të fundit, organizata ka monitoruar shkeljet e kryera nga ministria e jashtme izraelite,” tha Shuaibi.

“Në mesin e këtyre shkeljeve”, tha ai, ishte “bërja presion mbi qeverinë nigeriane, në mënyrë që të tërhiqej nga votimi për një rezolutë që propozonte një afat kohor për dhënien fund të pushtimit izraelit të tokave palestineze.” Projekt-rezoluta u propozua më 31 dhjetor 2015.

Ai përsëriti se palestinezët kishin arritur një marrëveshje të shkruar me Nigerinë për të votuar për rezolutën, por vendi i Afrikës u tërhoq në minutën e fundit, “për shkak të shantazhit izraelit”.

Duke folur për Arabi21, Shuaibi tha:

Bazuar në vëzhgimet e organizatës, ka disa dyshime të lidhura me transparencën, lidhur me udhëheqjen izraelite të Komitetit Ligjor në OKB; një pozicion që është kryesuar prej tij që nga qershori i vitit të kaluar.”

Ai vuri në dukje se shkurtimet izraelite të fondeve të akorduara OKB-së që pasuan Rezolutën 2334, e cila dënoi vendbanimet koloniale izraelite, “ishin jo më shumë se një mashtrim”.

Shuaibi përsëriti se fondet ishin përdorur për t’u “bërë presion dhe shantazh” vendeve në zhvillim në mënyrë që t’u merrte votat e tyre.

Më 30 mars, Izraeli shkurtoi 2 milionë $ të financimit të tij ndaj OKB-së. Kjo erdhi pas shkurtimit të janarit prej 6 milionë $, që pasoi miratimin e katër rezolutave kundër shkeljeve të të drejtave të njeriut nga Izraeli në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së.

Ministria e jashtme izraelite pretendoi se kjo ishte një përpjekje për të korrigjuar “diskriminimin” që praktion OKB-ja kundër tij.

Koalicioni për Përgjegjësi dhe Integritet (AMAN) është i lidhur me Transparency International. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne