Bota Uncategorized

Izraeli: shiitët janë rrezik më i madh për ne

Në analizën e shkruar nga Yigal Walt dhe Tamer Nashef në Jerusalem Post, janë zbuluar detaje të rëndësishme në lidhje me perceptimin e kërcënimit të regjimit sionist. Kjo është një pjesë e rëndësishme e kësaj analize:

“Vlerësimet e kërcënimeve që rrjedhin nga afrimi i Iranit në kufijtë e Izraelit zakonisht përqendrohen në parametrat ushtarake dhe ekonomike.

Në këtë kontekst, ne dëgjojmë shumë fjalë për ushtritë përfaqësuese të vendosura në Siri, për planet për krijimin e strukturave të raketave në Liban dhe për burimet e naftës që përdoren për të financuar terroristët në rajon. Por koalicioni Iran-Siri-Liban nën krahët mbrojtës të Rusisë nuk konsiston vetëm në shfaqjen e një force apo muskuli në arenën ushtarake, por është gjithashtu një kërcënim që rrjedh nga një thelb progresiv konceptual i bazuar në parimet islame shiite.

Për këtë arsye, aksi Shiit ka një dimension tjetër në sfond, përtej llogaritjeve të pushtetit, gjë që atë e bën një armik më sfidues sesa kundërshtarët sunitë të Izraelit.

Sunitët në përgjithësi lexojnë për të kaluarën, ata përpiqen të ringjallin një të kaluar utopike, ajo ju mungon atyre. Principet sunite nënvizojnë natyrën qarkore të kohës, gjë që e pengon vizionin e historisë që të arrij drejt një qëllimi përfundimtar. Në pikëpamjen botërore shiite, përkundrazi, ekziston besimi se historia ka përparuar.

Dituritë shiite të njohura si Ihvanu’s-Safa në shekullin e 10-të thonin ‘mos u largoni nga asnjë shkencë, mos e zhvlerësoni asnjë libër dhe mos e besoni verbërisht dhe fanatikisht asnjë fe’.

Përderisa, shkenca ka mbetur pa një bazë institucionale në përgjithësi në botën sunite, filozofi dhe tradita shkencore kanë qenë të përfshira në planin mësimor të institucioneve shiite të arsimit të lartë. Si rezultat, Shiitët ofruan kontribute gjigante në mënyrë joproporcionale në trashëgiminë shkencore të qytetërimit islam, kanë mbështetur në mënyrë aktive hulumtimet shkencore siq janë Fatimi, Buvejhi dhe Hamdani në regjimet shiite në Mesjetë. Kjo traditë shpjegon si spërkaten hulumtimet shkencore në Iranin bashkëkohor dhe pse po shuhen në vendet shiite; se Teherani mund të forcojë aftësinë e tij për të zhvilluar institute kërkimore të avancuara dhe se mund të zhvilloj një industri të pavarur ushtarake dhe program bërthamor.

Gjenerali Yair Golan i ushtrisë izraelite, duke e përshkruar Iranin si ‘një formë të lartë të qytetërimit’ e përmblodhi në mënyrë të shkëlqyeshme se si Izraeli sheh kundërshtarët e tij shiit dhe duke i’u referuar shkencëtarëve kompetentë dhe një sfondi të fortë akademik tha se ‘Iranianët janë shumë të ngjashëm me ne, prandaj janë shumë më të rrezikshëm’.

Burimi : Medya Şafak/ ML