Çavusoglu jep sinjalin e operacionit kundër PKK-së në Irak

Ministri i Jashtëm Turk , Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se me qeverinë e Irakut do të bëjnë një operacion përtej kufirit kundër organizatës separatiste terroriste PKK.

Çavushollu datë për këtë sinjalizoi zgjedhjet që do të zhvillohen në 12 maj në Irak.

Gjatë takimeve në Austri, Ministri Çavushollu tha gjithashtu se “Operacioni Dega e Ullirit, që Forcat e Armatosura Turke zhvillojnë në rajonin Afrin të Sirisë, do të përfundojë deri në muajin maj. Edhe në Irak do të zhvillojmë një operacion përtej kufirit ndaj organizatës separatiste terroriste PKK dhe këtë do ta bëjmë bashkë me qeverinë irakiane. Edhe nëse operacioni në Afrin nuk përfundon ne kemi kapacitetin për të zhvilluar dy operacione njëherazi”.

Kurse në lidhje me të ashtuquajturin bashkëkryetar të organizatës separatiste terroriste PYD/PKK, Salih Muslim, ministri turk tha se ai ndodhet në Suedi dhe Turqia ka bërë kërkesë për arrestimin e tij të përkohshëm./ trt


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne