Qytetet më të rrezikshme në botë

Këshilli i Qytetarëve për Sigurinë Publike dhe Instituti i Drejtësinë Penale të Meksikës publikoi 50 qytetet më të rrezikshme në botë.

Bie në sy se 42 qytete nga 50 qytetet më të rrezikshme në botë janë në Amerikën Latine.

Kurse e parë nga radhitja e qyteteve sipas shteteve; 17 qytete janë në Brazil, 12 në Meksikë, 5 në Venezuelë, 3 në Kolumbi, 2 në Honduras dhe nga një qytet në Porto Riko dhe Guatemala.

Në listën e përgatitur sipas nivelit të vrasjeve dhe popullsisë qyteti më i rrezikshëm në botë është Los Cabos i Meksikës, ku në vitin 2017 u vranë 112 veta në 100 mijë banorë.

Kurse vendi i dytë me nivelin më të lartë të vrasjeve në Meksikë ishte qyteti turistik Acapulco ku në të njëjtën periudhë u vranë 106 persona në 100 mijë banorë.

Caracas, kryeqyteti i Venezuelës zë vendin e dytë ndër qytetet më të rrezikshme në botë ku ndër 100 mijë veta u kryen 112 vrasje.

Kurse në Brazil, qyteti me më shumë vrasje është Natal me 102 të vrarë.

Kurse Fortaleza tërheq vëmendjen pasi niveli i krimeve brenda një viti ka treguar një rritje prej 50%.

Sipas kësaj 10 qytetet më të rrezikshme në botë janë: Los Cabos (Meksika), Caracas (Venezuela), Acapulco (Meksika), Natal (Brazil), Tijuana (Meksika), La Paz (Meksika), Fortaleza (Brazil), Victoria (Meksika), Guajana (Venezuela), Belem (Brazil)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne