Bota

Izraeli sionist masakroi qindra palestinezë

Në vitin 2018, forcat izraelite masakruan 295 palestinezë. OKB, e cila njoftoi bilancin e përgjakshëm, tha se kjo shifër është më e larta që nga sulmi i Gazës në vitin 2014.

Kombet e Bashkuara (OKB) raportuan se në 2018, 295 palestinezë u masakruan nga forcat izraelite dhe se ky është numri më i madh që nga sulmi në Gaza në vitin 2014.

Sipas të dhënave të Zyrës së Koordinimit Humanitar të OKB-së (OCHA), që nga fillimi i vitit 2018, forcat izraelite kanë vrarë 295 palestinezë, duke plagosur 29 mijë të tjerë.

BILANCI MË I GJAKOSUR QË NGA VITI 2014

Kështu, për shkak të sulmeve të forcave izraelite, palestinezët kanë humbur jetën më së shumti në vitin 2018, që nga sulmet e Izraelit në Gaza të vitit 2014. Ndërkaq që nga viti 2005, kur OCHA filloi të mbajë shënime për vdekjet dhe lëndimet në Palestinë, numri më i madh i të plagosurve është shkaktuar po ashtu në vitin 2018.

Thuhet se 180 nga palestinezët që humbën jetën dhe nga 33 mijë nga të cilët u plagosën, kanë qenë cak i ushtarëve izraelit në protestat e quajtura “Marshi i Madh i Kthimit”, të zhvilluara që nga 30 marsi në kufi të Gazës. Po ashtu u tha se 57 nga palestinezët e vrarë nga forcat izraelite dhe 7 mijë nga të plagosurit, kanë qenë nën moshën 18 vjeqare.

OCHA deklaroi se 15 prej palestinezëve të vdekur ishin të dyshuar për sulmet ndaj izraelitëve në Bregun Perëndimor dhe deklaroi se numri i izraelitëve të vrarë në vitin 2018, ishte 15.

ËSHTË RRITUR NUMRI I KOLONËVE HEBRENJ

Sipas të dhënave të OCHA, në vitin 2018, janë rritur edhe sulmet e kolonëve hebrenj kundër palestinezëve.

Ka pasur 265 incidente që nga fillimi i këtij viti, kur kolonët hebrenj masakruan, plagosën ose dëmtuan palestinezët. Krahasuar me vitin 2017, në këto raste është shënuar një rritje prej 69 për qind. Në këto incidente është vrarë një grua palestineze, janë plagosur 115 palestinez, janë djegur rreth 8 mijë pemë të palestinezëve si dhe janë shkatërruar 540 automjete. Që nga fillimi i vitit e deri më tani, kanë vdekur 7 kolonë hebrenj në 181 incidente në Bregun Perëndimor.

SHKATËRRIMET E IZRAELIT VAZHDUAN EDHE KËTË VIT

Shkatërrimi i strukturave palestineze në Bregun Perëndimor nga ana e Izraelit ka vazhduar edhe në vitin 2018. Që nga fillimi i vitit, Izraeli ka shkatërruar disa nga 459 ndërtesat që u përkasin palestinezëve, dhe disa prej tyre i ka konfiskuar.

Izraeli përmendi mungesën e lejeve të ndërtimit të lëshuara nga institucionet izraelite në këto struktura, shumica e të cilave quhen Jerusalemi Lindor ose C-Zona, si një justifikim për zbatimin e tij. OCHA theksoi se është pothuajse e pamundur të merret ky dokument.

472 PALESTINEZ U DETYRUAN TË BRAKTISIN VENDIN KU JETONIN

Për shkak të shkatërrimit ose konfiskimit të këtyre strukturave nga Izraeli, 472 palestinezë u detyruan të largoheshin nga vendi ku jetonin. Është raportuar se në mesin e këtyre palestinezëve, 216 janë fëmijë dhe 127 gra. OCHA vuri në dukje se është marrë vendim për shkatërrimin e 13 mijë ndërtesave në zonën e ashtuquajtur Rajoni C dhe se prej këtyre ndërtesave, 40 janë ndërtesa shkollore.

Në kuadër të “Marrëveshjes së Dytë të Oslo-s” të nënshkruar në mes të Palestinës dhe qeverisë izraelite në vitin 1995, Bregu Perëndimor ishte ndarë në rajonet A,B dhe C. Qeverisja dhe sigurimi i “rajonit A” i cili përfshin 18 për qind, i është lënë Palestinës, qeverisa e “rajonit B” i cili përfshin 21 për qind, i është lënë Palestinës, ndërsa sigurimi i këtij rajoni i është dorëzuar Izraelit, ndërsa qeverisja dhe sigurimi i “rajonit C” i cili përfshin 61 për qind, i është lënë Izraelit.

RREZIK URIE NË GAZA

Izraeli vazhdoi bllokadën detare, ajrore dhe tokësore kundër Gazës edhe në vitin 2018. 1.3 milion njerëz që jetojnë në Gaza, pra 68 për qind e popullsisë, u raportua të jenë nën kërcënimin e urisë. OCHA rikujtoi se për qindja e këtyre njerëzve në vitin 2014 ka qenë 59.

Shkalla e papunësisë në Gaza arriti një nivel rekord prej 53 përqind në tre mujorët e parë të vitit 2018. Papunësia tek të rinjtë theksohet të jetë 69 për qind. Në Bregun Perëndimor, përqindja e palestinezëve nën kërcënimin e urisë është 12 për qind, ndërsa ajo e papunësisë është 18 për qind.

NDIHMAT HUMANITARE JANË SHUMË TË VOGLA

OCHA njoftoi se në vitin 2018, fondet e ndihmës humanitare kishin rënë në nivelin më të ulët pavarësisht nga kushtet e pafavorshme në të gjithë Palestinën.

OCHA raportoi se në kuadër të Planit të Ndihmës Humanitare, ka marrë ndihmë prej 221 milion dollarësh, kundrejt kërkesës së saj prej 540 milion dollar për vitin 2018.

Burimi : Rast Haber/ ML