Izraeli sulm ajror në Gaza

Avionët izraelitë kanë sulmuar disa pika të ndryshme në Rripin e bllokuar të Gazës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sulmet izraelite erdhën pas dy raketave të hedhura dje nga Gaza në drejtim të kryeqytetit të Izraelit, Tel Aviv.

Sipas dëshmitarëve, në mesin e pikave të bombarduara gjenden ato të Brigadave Izzeddin al-Kassam, krahut ushtarak të Hamasit dhe pika e policisë detare e Ministrisë së Brendshme palestineze në Gaza.

Ministria e Shëndetësisë e Palestinës ende nuk ka dhënë deklaratë për viktima të mundshme nga sulmet.

Ushtria izraelite mbrëmë tha se në tel Aviv janë hedhur dy raketa nga Gaza.

Media lokale shkroi se njëra nga raketat është asgjësuar në ajër nga sistemi izraelit “Kupola e Hekurt” ndërsa tjetra ka rënë në një hapësirë të pabanuar në afërsi të Tel Avivit.

Zëdhënësi i ushtrisë Ronen Manelis fajësoi Hamasin ndërkohë që shtypi izraelit përgjegjësinë e hodhi mbi lëvizjen Xhihadi Islam.

Të dy lëvizjet në fjalë i kanë mohuar akuzat./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne