Thaçi dhe Haradinaj dënojne sulmin terrorist ndaj xhamive në Zelandën e Re, por nuk përmendin islamofobët kosovarë dhe faktin që hero i terroristit ishte Skenderbeu

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dënuar ashpër sulmin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re.

“Republika e Kosovës e dënon ashpër aktin terrorist në xhamitë në Christchurch të Zelandës së Re. Në këto momente të rënda, populli dhe institucionet e Kosovës ndajnë dhimbjen me familjet e viktimave dhe shtetin mik të Zelandës së Re. Aktet e tilla dëshmojnë për domosdoshmërinë e vazhdimit të luftës kundër çdo forme të ekstremizmit dhe terrorizmit në botë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka dënuar sulmin ndaj xhamive. Haradinaj përmes rrjetit social Facebook shkroi: “Akti terrorist në Zelandën e Re ku mbeten të vrarë dhjetëra njerëz të pafajshëm, cenon vlerat e një vendi të lirë dhe na prekë të gjithëve. Në emër të Qeverisë së Kosovës, shpreh dhimbjen për viktimat njerëzore të kësaj ngjarje të rëndë. Ngushëllime familjeve dhe institucioneve të Zelandës së Re. Terrorizmi, pa marrë parasysh nga kush vjen, është e keqja më e madhe me të cilën duhet të përballemi të gjithë së bashku. Kosova do të vazhdojë të japë kontributin e saj përkrah aleatëve strategjikë për sigurinë globale”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne