Thirrje për dhënien fund të terrorizmit fashist islamofob

Pas sulmeve terroriste në dy xhamitë në Zelandën e Re, Turqia i ka bërë thirrje botës t’i japin fund terrorizmit fashist islamofob, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Sulmi në dy xhamitë në Zelandën e Re tregon pikën ku ka mbërritur islamofobia, armiqësia ndaj muslimanëve”, ka thënë përmes Twitterit, İbrahim Kalın, zëdhënësi i Presidencës së Turqisë.

Deklaratat e tij erdhën pas sulmit terrorist mbi dy xhamitë në qytetin Christchurch ku u vranë 40 persona dhe 20 të tjerë mbeteën të plagosur, të cilën e konfirmoi edhe kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern.

Kalın dënoi fuqishëm sulmin fashist terrorist duke u lutur për mëshirën e Zotit për të vrarët.

“Ky akt qyqar tregon se si retorika antimuslimane dhe urrejtja çojnë deri në akte vrastare. Bota duhet t’i japë fund heshtjes ndaj urrejtjes islamofobe. Shumë herë kemi parë se retorika islamofobe kundër islamit dhe muslimanëve shndërrohet në ideologji të shtrembëruar vrastare”, ka thënë Kalın.

Fahrettin Altun, drejtori për komunikim i presidentit të Turqisë, po ashtu përmes Twitterit ka dënuar sulmin e armatosur terrorist.

“Dënoj fuqishëm sumin e sotëm në Christchurch. Mendja dhe lutjet e mia janë me viktimat dhe më të dashurit e tyre. Ky është një shembull se shtëpia e ndarë nuk mund të qëndrojë, koha është që të bashkohemi kundër të gjitha formave të terrorizmit”, ka thënë Altun.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne