Izraeli sulmoi sërish Gazën nga ajri

Në një postim që ka bërë në llogarinë e saj në «Twitter» ushtria izraelite njofton se është kryer sulm ajror kundër “objektivave të tjera” të Hamasit në jug të Gazës.

Ministria pretendon se sulmi mori në shënjestër një kompleks ushtarak ku ruheshin raketat.

Kurse administrata e Tel-Avivit pretendoi se balonat dhe tullumbacet me helium, që ishin dërguar nga aktivistët palestinezë, kishin shkaktuar zjarr në vendbanimet çifute përreth Rripit të Gazës.

Ushtria izraelite kryen shpesh sulme ajrore kundër zonave kufitare, ku siç pretendon ajo, përgatiten balonat dhe tullumbacet me helium, që thuhet se vijnë nga Gaza dhe ushtria izraelite nuk ka gjetur ende një zgjidhje ndaj tyre./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne