Shqiperia

Situata kaotike në kufi, Xhaçka i përgjigjet Metës: Keqardhje për prononcimet tuaja, këta qytetarë s’janë pa atdhe!

Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, ka reaguar pas deklaratës së Presidentit Ilir Meta, i cili tha sot se qytetarët në Kakavijë nuk mund të trajtohen si njerëz pa atdhe dhe pa shtet.

Ministrja Xhaçka shpreh keqardhje për prononcimet e Presidentit, duke thënë se qytetarët nuk janë as pa atdhe, as pa shtet.

Reagimi i ministres Xhaçka:

Zoti President, keqardhje për prononcimet tuaja lidhur me situaten e krijuar ne kufi. Keta qytetare nuk jane as pa Atdhe e as pa shtet dhe prova per kete jane te gjithe ata djem e vajza, burra e gra me uniformen e ushtrisë, te policise apo të shëndetësisë, qe jane prane tyre dite e nate, ne kete situate vertetë shume te veshtire. Pa llogaritur këtu strukturat e pushtetit vendor që nuk rreshtin së ndihmuari nga ora e parë e radhës së gjatë. Eshte vertete per te ardhur keq qe ne vend te nje inkurajimi, e pse jo të nje shprehje mirenjohjeje per punen qe po bejne ne kushte kaq te veshtira, ju gjeni fjalet me të papërshtatshme për një kryetar shtetit.

Nuk e meritojne kete as efektivet e FA, as ata te Policise se Shtetit, as ata te institucioneve shendetesore dhe as ata te strukturave vendore.

Djem e vajza, burra e gra qe po japin maksimumin per tu perballur me nje situate qe ashtu si zjarret, termetet, e se fundi pandemia, nuk e kane shkaktuar as ata, as shteti, as atdheu, por qe atyre u ka rene barra ta perballojne dhe po e bejne me dinjitet e perkushtim te madh.

Qytetaret jane deshmitaret me te mire te kesaj te vertete. Dhe per hir te atyre qytetareve te bllokuar jo prej nesh, por prej nje situate qe haset sot ne kufij mes vendesh te ndryshem, nga Britania, Franca e Spanja e deri ne Turqi, Bullgari e Greqi, ne do te vazhdojme te japim maksimumin, sikurse kemi bere gjithmone.

E mirekuptojme shqetesimin, e mirekuptojme edhe kritiken, po sinqerisht nuk e gjejme dot kuptimin, aq me pak mirekuptimin, që Presidenti i Republikes te sulmoje qeverine e shtetin, duke folur per qytetare pa atdhe, ne keto kushte kur njerzilleku eshte nje minimum pa te cilin realisht nuk ka me sens te flitet.

/BW

OPINIONE

INTERVISTA