Forcat izraelite në Jeruzalemin e pushtuar kanë urdhëruar prishjen e xhamisë Abdullah Al-Sanawi në Silwa, nën pretekstin se ajo ishte ndërtuar pa marrë leje ndërtimi.


Një anëtar i Komitetit për Mbrojtjen e Silwas, Fakhri Ebu Diab, tha në një deklaratë se xhamia është ndërtuar disa vite më parë në tokën e Waqfit duke përdorur donacione nga njerëzit, në mënyrë që t’u shërbente 4000 banorëve të lagjes Deir Al-Sunna, e cila nuk kishte asnjë xhami pasi autoritetet nuk kishin arritur të jepnin leje ndërtimi për një të tillë.
Ai theksoi se Xhamia Abdullah Al-Sanawi është një nga gjashtë xhamitë e kërcënuara me prishje në qytet. / © Gazeta Impakt