Izraeli do të vendosë ‘sanksione’ ndaj Amnesty International

Izraeli planifikon të vendosë “sanksione financiare” ndaj Amnesty International mbi thirrjen qe grupi i të drejtave të njeriut beri për bojkotimin e produkteve të prodhuara në vendbanimet izraelite.

Gazeta e Izraelit Hayom tha në një raport të martën se Ministria e Financave izraelite ishte e gatshme të vendoste sanksione ndaj degës Izraelite të Amnesty International për mbështetje të fushatës së bojkotimit, Shpronësimit dhe Sanksioneve (BDS) kundër Izraelit.

Amnesty International me bazë në Britani këtë verë nxiti një ndalim global mbi importet e produkteve izraelite nga Jeruzalemi Lindor al-Quds dhe nga Bregu Perëndimor.

“Bashkësia ndërkombëtare duhet të ndalojë importin e të gjitha mallrave të prodhuara në vendbanimet e paligjshme izraelite dhe t’i japë fund fitimeve shumë milion dollarësh që kanë nxitur shkelje masive të të drejtave të njeriut kundër palestinezëve”, tha sekretari i përgjithshëm i Amnesty International Salil Shetti më 7 qershor.

“Është koha që shtetet të ndërmarrin veprime konkrete ndërkombëtare për të ndaluar financimin e vendbanimeve, të cilat shkelin ligjin ndërkombëtar dhe përbëjnë krime të luftës”, tha ai.

Në korrik, Ministri i Financave i Izraelit, Moshe Kahlon u zotua të përdorë “çdo mjet të mundur, duke përfshirë heqjen e përfitimeve tatimore” për të ndëshkuar Amnesty International për fushatën e saj kundër Izraelit.

Amnesty International nuk ka pranuar të komentojë përfundimisht për raportin.

“Ne presim që në një çështje ligjore aq të rëndësishme sa kjo, Ministria e Financave do të dërgojë një kërkesë formale dhe të rregullt bazuar në rregulla të vendosura dhe në perputhje me keto pika ne do të japim një përgjigje”,tha një zëdhënës i grupit të të drejtave në një deklaratë.

Rreth 600,000 izraelitë jetojnë në mbi 230 vendbanime të paligjshme të ndërtuara që nga pushtimi i territorit palestinez të Bregut Perëndimor dhe Jerusalemit Lindor.

Palestinezët duan që Bregu Perëndimor të jetë pjesë e një shteti të pavarur palestinez në të ardhmen, me Jerusalemin Lindor në al-Quds si kryeqytetin e saj./ Gazeta Impakt

burimi:presstv

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne