Izraeli vazhdon sulmet kundër pozicioneve Hamasit në Gaza

Avionët izraelitë sot në mëngjes kryen sulme ajrore kundër pozicioneve të grupit palestinez të rezistencës Hamas në Rripin e Gazës, bëri të ditur ushtria izraelite.

Sulmet ajrore shënjestruan një tunel të Hamasit dhe disa pika ushtarake, tha ushtria në një deklaratë.

Sulmet u kryen si hakmarrje për lëshimin e balonave ndezës nga Gaza, shtohet më tej.

Asnjë informacion mbi viktimat nuk është raportuar deri më tani.

Sipas informacioneve të marra nga burime palestineze, avionët goditën dhe poste vëzhguese dhe ushtarake të Brigadave Izz ad-Din al-Qassam, krahu ushtarak i Hamasit, në qytetin Khan Yunis në Rripin jugor të Gazës.

Ushtria izraelite gjatë javës së kaluar ka intensifikuar sulmet e saj në Gaza së bashku me shtrëngimin e një bllokade nën të cilën ka ndaluar hyrjen e karburantit për termocentralin e vetëm të Gazës, duke zhytur territorin palestinez në errësirë.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu më herët paralajmëroi Hamasin se Izraeli e konsideron çdo balonë ndezës si një raketë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne