Shqiperia

Kërcënuan policët e burgut, Gjykata lë në arrest me burg tre kushërinjtë Shera në Fushë- Krujë

Gjykata ka dhënë arrest me burg për tre kushërinjtë Shera në Fushë- Krujë që kërcënuan 2 policët e burgut.

Ardian, Bert dhe Elton Shera u arrestuan ditën e djeshme nga Policia pas kërcënimin, teksa ishin dy të parët që e kishin kryer këtë vepër penale.

Madje një prej tyre, Ardian Shera ka qenë i dënuar me 15 vite burg për vjedhje. Por nga ana tjetër, Elton Shera i cili duhet të qëndronte në izolim prej COVID-19, ka thyer karantinën dhe ka ndihmuar dy kushërinjtë që të largohen me makinë./BW

OPINIONE

INTERVISTA