Champions League/ Bayern, “mbreti” i ri i Europës (VIDEO)

Është Bayerni “mbreti” i këtij edicioni të Champions League. Bavarezët e drejtuar nga Hansi Flick kanë mundur të triumfojnë me shumë vështirësi ndaj francezëve të PSG-së (1-0), në finalen e luajtur në Lisbonë (pa shikues) dhe të marrin kupën e gjashtë me “veshë të gjata” dhe të plotësojnë tripletën e dytë në histori (Champions League, kampionat dhe kupë vendase), duke barazuar rekordin e Barcelonës.

Ndeshja ka qenë mjaft e studiuar nga dy skuadrat me jo shumë raste, por një lojë mjaft e luftuar në mesfushë. Pjesa e parë u mbyll me shifrat 0-0, ndërkohë në të dytën eksperianca e një klubi me eksperiencë në të tilla ndeshje si Bayerni, krijoi diferencën.

Gjatë një sulmi të Bayernit, Kimish lëshon një krosim në shtyllën e dytë të Navas, aty ku gjendet i vetë, Coman (59′). Francezi ka gjithë hapësirën e duhur për të goditur saktë me kokë dhe mposht Navas e vendos këtë finale, që kishte një të veçantë nga gjithë të mëparshmet, shkallët ishin bosh.

Francezët u përpoqën të reagojnë dhe iu afruan golit në 2-3 momente, por veteran i portës së Bayernit, Manuel Neuer u shfaq në lartësinë e detyrës, duke kontrolluar të gjithë goditjet drejt portës së tij dhe mbajtur rrjetën të paprekur.

Pesë minutat shtesë të akorduara nga arbitri Italian Orsato, nuk sollën asgjë për t’u shënuar dhe fundi i lojës pa bavarezët të shpallen Kampionë Europe për klube, trofe të cilin e fitojnë për herë të 6 në historinë e tyre.

Bayerni bëhet kështu klubi i tretë me më shumë trofe të Ligës së Kampionëve, plot 6 të tillë, aq sa ka edhe Liverpool, ndërsa renditja kryesohet nga Reali i Madridit me 13 trofe, i ndjekur nga Milani me 7.

Nga ana tjetër Paris Saint Germain do të duhet të kënaqet me faktin që për herë të parë në histori ia doli të kualifikohet deri në finale e Ligës së Kampionëve dhe të provojë sërish triumfin në sezonin e ardhshëm.

PSG-Bayern Mynih 0-1
Coman 59′


/Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne