Izraeli vendos për ndërtimin e 805 banesave të reja në Jerusalemin Lindor të pushtuar

Ministria e Punëve Publike dhe Strehimit të Izraelit shpalli tenderët për ndërtimin e 805 shtëpive të reja në Ramot dhe Pisgat Zeev, vendbanime vetëm për hebrenjtë, sipas uebfaqes së kanalit televiziv “Arutz Sheva7”, në pronësi të kolonëve çifutë.

Ky vendim i Ministrisë izraelite të Punëve Publike dhe Strehimit përkon me një takim në Jerusalem ndërmjet Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe Jared Kushner, dhëndër dhe kryekëshilltar i Presidentit amerikan, Donald Trump, i cili mbërriti në Izrael të mërkurën si pjesë e një turneu më të gjerë në rajon.

Turneu i Kushnerit ka për qëllim të promovojë të ashtuquajturën “Marrëveshja e Shekullit”, një plan i SHBA-së për Paqen në Lindjen e Mesme, detajet e të cilës ende nuk janë bërë publike.

Sipas raporteve të shumë organizatave palestineze dhe izraelite, Tel-Avivi zyrtar ka rritur ndjeshëm aktivitetet e ndërtimit të njësive të reja të banimit për kolonët çifutë në territoret palestineze që pasi Trumpi u zgjodh president i SHBA-së./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne