Bota

Izraeli vetëm këtë vit ka arrestuar 900 fëmijë palestinezë dhe ka vrarë 52 të tjerë

Gjithsej 270 fëmijë mbahen ende në burgjet izraelite.

Forcat izraelite kanë arrestuar mbi 900 fëmijë palestinezë që nga fillimi i këtij viti, raportoi të martën një organizatë për mbrojtjen e fëmijëve.

“Gjithsej 270 fëmijë mbahen ende në burgjet izraelite,” tha në një deklaratë Shoqata Palestineze e të Burgosurve e cila u lëshua me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

Organizata tha se fëmijët ishin arrestuar nga shtëpitë e tyre kryesisht në mes të natës.

“Ata janë rrahur dhe kërcënuar rëndë në mënyrë që të detyrohen të nënshkruajnë dokumentet e forcave izraelite,” tha OJQ-ja.

Të hënën, organizata “Mbrojtja Ndërkombëtare për Fëmijët e Palestinës” (DCI-P) tha se forcat izraelite kishin vrarë të paktën 52 fëmijë palestinezë në Bregun Perëndimor dhe Rripin e Gazës që nga fillimi i këtij viti.

Në një deklaratë, një degë e organizatës me bazë në Gjenevë tha se 48 vrasje u shkaktuan gjatë bllokadës së Gazës, ndërsa pjesa tjetër ishin kryer në Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli.

Organizata vazhdoi të akuzojë ushtrinë izraelite për përdorimin e forcës së tepruar, duke përfshirë gjuajtjet me plumba të vertetë në drejtim të femijëve palestinezë.

Ndërsa sipas Shoqatës Palestineze të të Burgosurve, rreth 350 të mitur palestinezë aktualisht po qëndrojnë të burgosur duke vuajtur nëpër qendrat e paraburgimit në Izrael./yenisafak/Gazeta Impakt

OPINIONE