Sihariq: rilindasi Bushati forcon marëdhëniet me Kazakistanin

nga Gjergji Thanasi.

Ministri i jashtëm Ditmir Bushati, sapo kreu një vizitë pune mjaft të sukseshme në Kazakistan. Rilindasi ynë në ministrinë e jashtme gjatë kësaj vizite pati takime me figurat më të rëndësishme politike të Kazakistanit. Ai ndër të tjera takoi Presidentin e Kazakistanit Nursulltan Nazarbajev, homologun e vet ministrin e punëve të jashtme kazak Kairat Abdrakhmanov, Presidentin e Senatit të Kazakistanit Qazim-Jomart Tokajev

Në këto takime u fol për shtimin, forcimin dhe zgjerimin e lidhjeve ekonomike me Kazakistanin jo vetëm përsa i përket importimit nga Shqipëria të naftës dhe gazit kazak, por edhe për shkëmbime turistike e bashkëpunim në fushën e bujqësisë, blegtorisë, të industrisë së lehtë dhe ushqimore, transportit etj.

Kryetari i Senatit të Kazakistanit nëpërmjet z. Bushati ftoi deputetët shqiptarë të vizitonin Kazakistanin. Minsitri Bushati po ashtu kërkoi me ngulm, që Kazakistani të hiqte regjimin e vizave për shtetasit shqiptarë, për më tepër, që Shqipëria i ka hequr vizat për kazakët, që në vitin 2012.

Ministri Bushati dhe homologu i tij kazak madje nënshkruan edhe një protokoll për bashkëpunimin ndërmjet dhomave te tregtisë të të dyja vendeve.

Nga kjo vizitë e sukseshme e ministrit Bushati në Astana të Kazakistanit, nuk di pse mu kujtua vizita e Dullës në vitin 1947 në Moskë. Atëhere Koci Xoxe ngulte këmbë, që rruga e Shqipërisë për në Moskë kalon nga Beogradi. Sot pas 71 vjetësh me sa duket rruga e Shqipërisë për në Bruksel kalon nga Astana. Në 1949 Dulla i ynë, kur takoi Stalinin për herë të dytë vizitoi edhe Alma Atën, kryeqytetin e atëhershëm të Republikës Socialiste Sovjektike të Kazakistanit. Kot nuk thonë xhanëm që historia përsëritet 2 herë së pari si tragjedi dhe së dyti si komedi!

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne