Izraelitët duan zhvillimin e marrëdhënieve politike me Turqinë

Pjesa më e madhe e izraelitëve duan zhvillimin e marrëdhënieve politike me Turqinë.

Sipas rezultateve të një ankete të zhvilluar nga Instituti Izraelit për Politikën e Jashtme Rajonale (MITVIM) me seli në qytetin Ramat Gan me pjesëmarrjen e 700 personave, 53 për qind të izraelitëve janë pro zhvillimit të marrëdhënieve me Turqinë, ndërsa 32 për qind dalin kundër.

Ndërkaq në anketën e titulluar “Indeksi i Politikës së Jashtme të Izraeli 2019” që u realizua në shtator nga instituti në fjalë dhe e cila ka një tolerancë gabimi prej 3,5 për qind, niveli i atyre që nuk kanë një qëndrim të qartë në lidhje me zhvillimin e marrëdhënieve me Turqinë është 15 për qind.

Gjithashtu sipas rezultateve të anketës në fjalë 45 për qind e izraelitëve Bashkimin Evropian, i cili mbështet zgjidhjen e problemit të Palestinës me dy shtete, e shohin si “armik”./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne