Izraeliti tenton të ikë nga Shqipëria me 194 mijë euro me vete, e ndalojnë në Rinas

Një shtetas izraelit ka tentuar të dalë nga Shqipëria me 194 mijë euro të padeklaruara.

Ndalimi i tij është bërë në aeroportin e Rinasit. Policia nisi procedim në gjendje të lirë për shtetasin V. Y., 45 vjeç, me shtetësi izraelite,’ të cilit gjatë kontrollit në vijën e dytë iu gjetën 194.000 euro që synonte të dilte nga Republika e Shqipërisë pa i deklaruar konform ligjit” informoi sot policia.

Policia sekuestroi shumën e parave.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne