Ja çfarë thote Ilir Meta për postin e presidentit!

Më 18 Korrik të vitit  2016, Ilir Meta ishte i ftuar në studion e “Opinion” të Blendi Fevziut, Meta deklaronte se në asnjë mënyrë nuk do të pranonte të bëhej President i Republikës, pa konsensusin e opozitës.

Por duket se gjithëçka ka ndryshuar Brenda një viti, pasi sot në orën 17:00 Ilir Meta zgjidhet president i republikës pa pëlqimin e opozitës.

Më poshtë një pjesë nga intervista e Metës  më 18 Korrik 2016

Fevziu: A do të jeni ju kandidat për President me votat e kësaj maxhorance në mesin e vitit 2017?

Meta: Duhet të sqaroj se aktualisht jam kandidat për kryetar i LSI sepse kemi votime në parti.

Fevziu: Dakord, por në 2017 a do të kandidoni për president. A keni ambicie?

Meta: Nuk e besoj, por në çdo rast në të ardhmen, mendoj se President pa konsensus s’mund të jem.

Fevziu: Pra me votat e të gjithëve?

Meta: Në të ardhmen, jo për 2017…

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne