Ja dhe arsenal i madh armësh në kufirin me Greqinë: “Tregti armësh”

Andreas Papaspyrou, kryetar i bashkisë së Konicës, qytetit grek në afërsi të kufirit me Shqipërinë kërkoi rritje të prezencës së policisë në këtë zonë. Shkak është bërë gjetja të enjten e një arsenali armësh zjarri pranë kufirit shqiptaro – grek, një rast i përsëritur ky. Po kush eshte i perfshire ne kete biznes armesh? A thua policia ben sikur asgje spo ndodh,apo mos valle eshte vete e perfshire…
Gjatë një patrullimi përgjatë kufirit, policia greke zbuloi dy thasë të mëdhenj me mbi 1 mijë armë dhe municione për kallashnikovë. Sipas burimeve nga policia thasët ishin hedhur pranë një mulliri të vjetër me ujë në lumin Sarantaporos. Në një koment të bërë për agjencitë e lajmeve Papaspyrou tha se tregtia e paligjshme e armëve dhe aktiviteteve të tjera të paligjshme ishin të përhapura në këtë rajon.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne