Ja dhe mësuesit partiak“Dilni se vjen Edi Rama”

Në 5 minutëshin e pushimit mes orëve të mësimit, në klasë hyri “zysh” Elona. Disa nuk e patën mendjen, disa nuk i dhanë rëndësi. Gumëzhima e nxënësve vazhdoi si zakonisht. “Zysha” nuk është nga ato që dallohet për tolerancë. Goditjet e forta tek banga e parë ishin sinjal se duhej të dëgjonin tani.

Me zërin e lartë, tha: Nesër në orën 16:30, zhvillohet një aktivitet i kryeministrit Edi Rama me të rinjtë, e gjithë shkolla do të përfaqësohet me mësuesit e vet dhe nxënësit e çdo klase, nesër në takimin që organizohet…!

Video e Lapsi.al është filmuar me celular në një klasë të gjimnazit Aleksandër Moisiu në Kavajë, nga një prej nxënësve. Mësuesja është Elona Bizhdili dhe po “njofton” nxënësit të dalin në mitingun e Partisë Socialiste, që organizohet sot në 27 prill. Edi Rama vjen t’u thotë si e ka ndryshuar Kavajën. Video më poshtë:

Elona Bizhdili nuk është një militante e thjeshtë partie, që shfrytëzon ndikimin që ka si mësuese për të shtuar numrin në mitingjet e PS. Jo! Ajo është pjesë e një sistemi, të ngritur me dhjetëra mësues në Kavajë. Qindra të tjerë në të gjithë vendin detyrohen të bëjnë të njëjtën gjë.

“Frenat” për arsimin në Kavajë i ka marrë shefja e Zyrës Arsimore në Kavajë, Sonila Peza. Bashkë me shpërndarjen e posteve të punës, Peza ka edhe aftësinë për ta shndërruar administratën dhe gjithë shkollat e qytetit në brohoritës të Partisë Socialiste. Përmes presioneve dhe frikës për vendin e punës, mësuesit e Kavajës dhe pas tyre edhe nxënësit shndërrohen në një turmë që pret Edi Ramën, kur ky flet se si po e ndryshon Shqipërinë.

Për çdo miting elektoral, ka një listë-prezencë ku kontrollohet nëse paraqiten apo jo në takim. Prania e nxënësve në mitingje është tregues i përkushtimit të çdo mësuesi. I vogël dhe i madh, dalin të presin udhëheqësin, që sheshi të jetë plot.

Sistemi është i vjetër. Ka qenë i ashpër dikur në komunizëm dhe mori forma të tjera këto 27 vjet. Por Edi Rama premtoi ta ndryshonte. Kur ishte në opozitë, premtoi burg për ata që i merrnin nxënësit dhe mësuesit e shkollave për t’i vënë në rresht në mitingjet e partive.

Sot është shndërruar në njeriun që neveriste 4 vjet më parë/ Dorian Kodra

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne