Ja dhe pasuria e disa deputetëve” hajdut” dhe ish-ministrave të PD-së

Deputetë dhe drejtues të Partisë Demokratike që protestojnë për zgjedhje të lira dhe varfërinë e shqiptarëve, rezultojnë me qindra mijëra euro nëpër banka, me prona, vila, makina, me të ardhura nga dhënia me qira të pasurive të paluajtshme, nga interesat, fondet e investimit, bizneset, pagat etj.

Referuar deklaratave të pasurisë dorëzuar në ILDKP për vitin 2016, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Arben Ristani deklaron se gjatë vitit 2016 ka dhënë me qira 4 prona, të cilat i kanë sjellë mbi 30 mijë euro të ardhura.

Ristani deklaron të ardhura nga paga si deputet, llogaritë e rrjedhëse, ndërsa bashkëshortja e tij, Alketa Zazo, deklaron një pagë vjetore prej 42 milionë lekësh të vjetra.

Deputeti Eduard Halimi, ish-ministër i Drejtësisë në qeverinë ‘Berisha’, ka lidhur një kontratë me një kompani ndërtimi për blerjen e një pasurie të paluajtshme me vlerë 164 mijë euro, ndërsa deklaron rreth 20 mijë euro të ardhura nga dhënia me qira e një zyre tek Kullat Binjake në Tiranë. Ndërkaq, kreu i grupit parlamentar demokrat Edi Paloka, gjatë vitit 2016, ka blerë një makinë me vlerë 25 mijë euro.

Ndërsa ish-ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, ndër të tjera, deklaron se gjatë vitit që lamë pas ka blerë një apartament dhe garazh, me vlerë 160 mijë euro. Imami deklaron 18 mijë euro të ardhura nga aktiviteti profesional i bashkëshortes, një kredi për një tjetër banesë, 5 600 euro dhe 9 300 USD të ardhura nga qiraja e apartamentit etj.

Deputeti i PD Astrit Veliaj deklaron mbi 300 milionë lekë të ardhura nga qiratë vetëm për vitin 2016. Po gjatë këtij viti, ai deklaron blerjen e disa pasurive të paluajtshme dhe aksioneve në një kompani private.

Edhe Genc Pollo, deputet i PD, ish-ministër në qeverinë “Berisha”, gjatë vitit 2016 ka blerë një makinë 16 mijë euro, ndërsa ka marrë një kredi 40 mijë euro për blerje apartamenti.

Deputeti Oerd Bylykbashi deklaron disa apartamente dhe biznes privat të bashkëshortes. Nga ana tjetër, deputeti i PD, Bedri Hoxha ka dhënë me qira një lokal në Klos dhe një apartament në Tiranë.

Pasuria e deputetëve të PD për vitin 2016

Arben Ristani, deputet Sekretar i Përgjithshëm i PD

Të ardhura nga qiraja e pronës, 29 952 USD.
Të ardhura nga qiraja e pronës, 2 000 USD.
Të ardhura nga qiraja e pronës, 72 250 lekë.
Të ardhura nga qiraja e pronës, 357 000 lekë.
Pakësuar llogaria bankare, 131 703 lekë
Shtuar llogaria bankare, 387 439 lekë.
Shtuar llogaria bankare, 1 035 euro.
Pakësuar llogaria rrjedhëse, 6 321 euro.
Shtuar llogaria, burimi qiraja e pronës, 22 102 USD.
Shtuar llogaria e kursimit, 19 USD.
Të ardhura nga paga si deputet, 2 612 444 lekë.
Të ardhura nga fondi i investimit, 87 439 lekë.
Të ardhura nga blerja…67 900 lekë.
Të ardhura nga depozita, 19 USD.
Paguar kredia, 5 990 euro, mbetur 54 525 euro.
Pagua një pjesë e huasë, 10 000 euro, mbetur 30 000 euro.
Alketa Zazo, bashkëshortja, pakësuar llogaria 28 398 lekë.
Shtuar depozita, 19 euro.
Pakësua llogaria, 34 lekë.
Shtuar llogaria, 5 euro.
Shtuar llogaria, 1 855 lekë.
Pakësua llogaria, 50 104 lekë.
Gjendja cash, 2 600 euro.
Gjendja cash, 100 000 lekë.
Shtuar llogaria, 32 lekë.
Të ardhura nga paga si punonjëse e UNICEF, 4 240 612 lekë.
Të ardhura nga depozita, 51 euro.

Edi Paloka, kreu i grupit parlamentar të PD

Blerë makinë, 25 mijë euro.
Zgjidhje e akt-marrëveshjes për blerje apartamenti dhe kthim të shumës së paguar, 30 mijë euro.
Paga si deputet, 2 638 533 lekë.
Bashkëjetuesja, paga, 698 183 lekë.
Vajza, paga 408 000 lekë.

Arben Imami, deputet i PD, ish-ministër

Blerje apartamenti dhe garazh, 160 mijë euro
Shtesë në llogarinë rrjedhëse, 38 595 lekë.
Shtesë në llogari, 1 255 lekë.
Shtesë në llogarinë rrjedhëse, 5 209 USD.
Shtesë në llogarinë e vajzës, 3 mijë euro.
Të ardhura nga paga, 2 321 474 lekë.
Paga e bashkëshortes si pedagoge tek Universiteti i Arteve, 1 321 630 lekë.
Të ardhura nga aktiviteti profesional i bashkëshortes (pikturë), 18 mijë euro.
Interesa nga llogaria e vajzës, 53 euro.
Të ardhura nga qiraja e apartamentit, 5 600 euro dhe 9 300 USD.
Dhuratë nga nëna e bashkëshortes, 500 000 lekë.
Kredi për strehim, shlyer 284 521 lekë, mbetur 1 881 070 lekë.
Kredi për blerje apartamenti, 65 mijë euro.
Detyrim ndaj shoqërisë për blerja apartamenti, 40 mijë euro.

Eduard Halimi, deputet i PD

Detyrim ndaj një kompania ndërtimi, 134 mijë euro, shlyer 30 mijë euro.
Detyrim kredie, detyrimi 26 590 519 lekë, shlyer, 933 762 lekë.
Interesa bankare, 55 327 lekë.
Të ardhura nga qiraja e zyrës tek Kullat Binjake, 20 mijë euro.
Paga si deputet, 2 486 420 lekë.
Paga e bashkëshortes, 845 000 lekë.

Astrit Veliaj, deputet i PD

Apartament 100.8 m2 dhe verandë 44m2, Tiranë.
Apartament 40.20 m2, Tiranë.
Truall plus ndërtesë, 1.89 %, 1372 m2 truall dhe 1372 m2 ndërtesë, 50 mijë euro.
Marrë në pronësi 1.22 % të aksioneve të shoqërisë ‘Stamles’, 45 mijë euro.
Pasuri truall 120 m2.
Paga si deputet, 2 453 235 lekë.
Të ardhura nga qiratë, 30 078 396 lelë.
Hipotekuar 5 prona si garanci për një kredi marrë nga një person juridik.
Adelina Veliaj, të ardhura nga puna si administratore e UFO, 959 784 lekë.

Genc Pollo, deputet i PD

Kredi 16 mijë euro për blerje makine.
Kredi 40 mijë euro për blerje apartamenti.
Paga si deputet, 2 579 734 lekë.

Oerd Bylykbashi

Apartament banimi dhe garazh, bashkë me bashkëshorten, blerë që në 2015.
Autoveturë, blerë që në 2015.
Truall me bashkëshorten në Durrës.
Apartament 182 m2 në Durrës.
Apartament me bashkëshorten në Durrës.
Gjendje cash, 100 000 lekë.
Depozitë bankare, 2 890 000 lekë.
Llogari rrjedhës, 204 000 lelë.
Llogari rrjedhës, 4 090 000 lekë, burimi nga paga.
Llogari rrjedhëse, 1 448 000 lekë.
Paga si deputet, 2 633 114 lekë.
Qira trualli, 2 50 euro.
Bashkëshortja Vilma Fora, klinikë dentare që nga 2015.
Autoveturë citroen
Biznes privat, mjek stomatolog, në Durrës, 1 324 375 lekë.

Bedri Hoxha, deputet i PD

Depozitë bankare, 400 000 lekë.
Të ardhura si deputet, 2 855 244 lekë.
Të ardhura nga depozita në bono thesari, 6 700 lekë.
Të ardhura nga bashkëshortja si administratore e shoqërisë “IRARBA”, 259 560 lekë.
Të ardhura nga dhënia me qira e lokalit në Klos, 20 000 lekë në muaj.
Të ardhura nga dhënia me qira e një apartamenti në Tiranë, 30 000 lekë në muaj.

Edmond Spaho, deputet i PD

Apartament banimi, 64 m2, në Tiranë, trashëguar pas vdekjes së babait.
Qira nga apartamenti në Tiranë, 324 000 lekë.
Paga si deputet, 2 288 803 lekë.
Paga nga Universiteti Marin Barleti, 120 000 lekë.
Interesa nga depozita dhe bono thesari, 300 000 lekë.
Kredi ndaj Enti i Banesave, shlyer 62 800 lekë, mbetur 339 836 lekë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne