Besimtarët muslimanë sfidojnë KMSH, falin xhumanë jashtë diktatit gylenist

Pas urdhërit të qeverisë për ndalimin e tubimeve fetare në të gjithë vendin si masë paraprake për përandalimin e përhapjes së koronavirusit, një pjesë e madhe e xhamive të shqipëris u mbyllën për besimtarët e thjeshtë, duke u lejuar të futen në to vetëm imamët dhe muezinët, thirrësit e ezanit.

Por sigurisht që ka pasur edhe xhami të cilat nuk u mbyllën dhe namazi i xhumasë dhe namazet e tjera u falën me xhemat.

Një prej tyre ishte edhe imam Armand Aliu i cili nëpërmjet një statusi në facebook shkruan se megjithë urdhërat komuniste të gylenistëve të KMSH shumë xhami i shpëtuan mbylljes.

Ai thekon se nuk ka luftë armik, virus ose dicka  tjetër që mund ta ndalojë faljen e xhumasë në këtë vend. Këtë status imam Aliu e shoqëron me një foto interesante.

Statusi i Imam Armand Aliu:

“Megjithe urdherat komuniste te gylenisteve, jo vetem ne rrethe por edhe ne Tirane pati xhami, faltore dhe vende te improvizuara si ky ne foto ku u fal xhumaja. Nuk ka lufte, armik, virus ose dicka te tjeter qe mund ta ndaloje faljen e xhumase ne kete vend edhe sikur kjo mos ti pelqeje ndokujt.”/Gazetaimpakt/

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne