Bota

BE-ja kundërshton projektligjin e Izraelit

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Carlos Martin Ruiz de Gordejuela, ka deklaruar se pozita e BE-së mbi dënimin me vdekje është e gjithanshme dhe blloku punon në mënyrë aktive për t’i dhënë fund këtij dënimi gjithkund në të gjitha rrethanat.

Komentet e de Gordejuela-s erdhën në përgjigjen e një pyetjeje të parashtruar nga korrespondentja e AA-së në Bruksel.

“Bashkimi Evropian është kundër dënimit me vdekje në të gjitha rrethanat dhe rastet pa asnjë përjashtim”, u përgjigj de Gordejuela.

Dje, Knesset (parlamenti izraelit) miratoi një lexim paraprak të një projekt-ligji të diskutueshëm që do të lejojë autoritetet izraelite të vendosin dënimin me vdekje ndaj palestinezëve të përfshirë në “operacionet kundër objektivave izraelite”.

I propozuar nga partia e ekstremit të djathtë Yisrael Beiteinu, leximi i parë i projektligjit u miratua me një votim me 52 vota “pro” dhe 49 “kundër”. Megjithatë, një votim i dytë dhe i tretë duhet të aprovohet para se ligji të kalojë. (AA)

OPINIONE