Gjuha naziskine, Twitter bllokon llogarinë e grekëve të “Agimit të Artë”

Twitter nuk fal kur cënohen kushtet dhe rregullat e vendosura. Këtë herë ka bllokuar llogarinë e partisë greke të ekstremit të djathtë ”Agimi i artë” për shkak të platformës së re kundër formave të urrejtjes.

Twitter nuk tha arsye për bllokimin, por ky veprim vjen pas një njoftimi të parakohshëm për masat e marra për mënjanimin e gjuhës së urrejtjes në rrjetin social.

 “Pas Facebook, Instagram dhe gjithë medias tjetër të korruptuar, ishte radha e Twitter-it të shënjestronte partinë tonë në mënyrë vulgare”, u kundërpërgjigj partia greke e ekstremit të djathtë.

“Greek Reporter” shkruan se llogaria e partisë greke figuron e bllokuar.

“Agimi i artë” është i lidhur me dhunën përmes huliganizmit dhe lidershipi i tij është i përfshirë në një gjykim për vrasjen e një artisti të hip-hopit, në vitin 2013.

Në zgjedhjet parlamentare të 2015-ës kjo parti ishte e treta pasi fitoi shtatë përqind të votave.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne