Ja kush e zëvendëson Rektorin Koni, Taulant Muka e akuzoi për plagjiaturë

Ministria e Arsimit ka firmosur pezullimin e Rektorit të Universitetit të Tiranës një ditë para se ta njoftonte vendimin publikisht.

Në urdhrin e MAS që mban datën 12 prill 2019 dhe firmën e Minisres Besa Shahini po kështu është vendosur që këto kompetenca ti delegohen zëvendës rektorit të Universitetit të Tiranës.

Bernard Dosti do të mbajë pozicionin e Rektorit deri në përfundim të çështjes dhe dhënies së vendimit të formës së prerë.

Menjëherë pas këtij lajmi ka reaguar ish-zëvendësi i Ministrisë së Arsimit, Taulant Muka, i cili e kishte akuzuar për plagjiature në tetor të vitit 2018.

Akuzat per plagjiature-  Zëvendës rektori ka qënë në qendër të akuzave nga studiues për plagjiaturë të disa artikujve shkencorë. Në muajin tetor të vitit të kaluar, Taulant Muka, në një intervistë për televizionin Ora tha se materiali plagjiaturë është  publikuar në vitin 2012 në Revistën Shqiptare Social Ekonomike me bashkëautor  pikërisht Dostin.

Artikujt- Në rrjetet sociale ditën e hënë janë publikuar të tjera raste të punëve që dyshohen të kopjuara nga Bernard Dosti.

Behet fjalë për artikullin shkencor me titull “Financial Crisis Effect on Public Debt in Ëestern Balkans Countries”. Në artikullin në fjalë janë kopjuar 10 paragrafë nga një tjetër artikull shkencor me titull “The Effects of Economic Crisis in the Ëestern Balkan Countries”.

Lidhur me këto raste, Mynyr Koni, pat kërkuar verifikim nga Dekani i Fakultetit të Ekonomisë Dhori Kule, duke qënë se Dosti  ishte lektor me kohë të plotë në të, por kërkesa nuk kishte marrë përgjigje./OraNews

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne