Ja kush mund të jetë kryeministër i Serbisë

Pasi Aleksandër Vuçiç tanimë është zgjedhur si president i vendit, Kushtetuta e Serbisë e detyron atë të japë dorëheqje nga çdo funksion publik që ka mbajtur deri më tani, rrjedhimisht edhe nga posti i Kryeministrit.

Mediat serbe shkruajnë se ende nuk dihet kush do e zëvendësojë ish-kryeministrin, ndërkohë që më i lakuar është emri i Ivica Daçiç.

I pyetur nga media serbe “Novosti” Daçiç, i cili e ka mbajtur edhe më parë këtë post, është shprehur se ende nuk ka folur me Vuçiç për postin e Kryeministrin, diskutim që pritet të bëhet në fund të muajit Maj. Por ai ka theksuar se do të bashkëpunonte shkëlqyeshëm me Presidentin e ri.

“Ai duhet ta marrë vendimin për kryeministrin. Nuk kemi i folur për këtë. Kjo do të jetë temë në fund të majit”, është shprehur Daçiç duke shtuar se askush nuk do t’i besonte po t’i thoshte se do ta refuzojë post.

Gazeta Impakt.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne