Ja pse Alfred Peza anuloi pjesëmarrjen në emisionin e Eni Vasilit!

Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’ në ‘News24’ ishte parashikuar që pjesë e panelit të të ftuarve të ishte dhe deputeti i Partisë Socialiste, Alfred Peza. Pas zhvillimeve të ditës së sotme, ku Gjykata e Krimeve të Rënda i ka sekuestruar llogarinë bankare bashkëshortes së tij, Peza siç duket ka ndërruar mendje.

Mbrëmjen e sotme ku po diskutohet tema “A është braktisur PD nga ndërkombëtarët”, ishte planifikuar që pjesë e të ftuarve të ishte Peza, Grida Duma, drejtori i agjencisë së lajmeve ‘BalkanWeb’, Tedi Blushi dhe kryeredaktori i MAPO, Arion Sulo, por deputeti anuloi pjesëmarrjen. Vendin e tij, ashtu siç pa dhe në nisje të emisionit ishte analisti Ilir Kulla.

“Alfred Peza ishte parashikuar të ishte në studio, por njoftoi: Për arsye objektive nuk mund të jem i pranishëm”, sqarohet dhe në faqen e ‘Facebook’ në “Studio e Hapur”. Po ashtu, moderatorja Eni Vasili, që në nisje të emisionit sqaroi mungesën e Pezës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

Powered by WordPress