Ja pse arrestoi dhe dhunoi qytetarin, polici tregon ngjarjen

Nënkomisari Arjet Jança u pezullua dje nga detyra në Policinë e Elbasanit, pasi u filmua duke dhunuar një qytetar në mes të rrugës. Qytetari që e filmoi, thoshte që i arrestuari ishte një hallexhi dhe u arrestua pasi i zuri rrugën me biçikletë policit. Por mësohet se i dhunuari, 42­ vjeçari me inicialet Sh.Xh., është shoqëruar në polici, pasi dyshohet për kryerjen e një vepre penale. Policia nuk ka dhënë detaje në lidhje me shkeljen që mund të ketë bërë i ai, por këtë e ka sqaruar vetë Jança në një komunikim me JOQ.al.

“Ju bëj me dije se personi që kam shoqëruar në video nuk është shoqëruar për arsyen që flitet. Ai ka qenë i dyshuar për përndjekjen dhe joshjen e një vajze 12 vjeçe. Në momentet e para e mitura e ka identifikuar si personin e dyshuar. Unë pas dëshmisë dhe identifikimin e saj, i cili ka qenë i momentit, kam bërë shoqërimin e të dyshuarit me mjetin e policisë dhe për këtë rast janë kryer veprimet hetimore që mbrëmë. Është marrë kallëzimi vajzës së mitur dhe deklarimi i personit të dyshuar. Unë kam bërë detyrën duke u ardhur në ndihmë qytetarëve, personat me makina luksoze që filmuan janë kontingjenti më i rrezikshëm i Elbasanit. Ata kanë pasur përplasje me mua dhe herë të tjera. Ju dha mundësia të më filmojnë dhe disiformuan ju dhe publikun. Më keni vënë në vështirësi pa të drejtë para qytetarëve dhe familjes sime”, thotë Jança.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne