Ja tradhëtarët e opozitës që votuan në krah të PS

Edhe pse nuk kanë shpallur një aleancë publike, duket se deputetët e PDIU-së në sallën e Kuvendit i kanë votat e tyre për PS-në sa herë të nevojiten.

Kështu kanë vepruar edhe gjatë votimit të ditës së sotme, ku kanë votuar kundër arrestimit të Saimir Tahirit.

Ata kanë votuar raportin e mazhorancës, që autorizon vetëm hetimin dhe kontrollin e banesës, por jo arrestimin e Tahirit, u votua me 75 vota pro dhe 60 vota kundër.

Ndërsa raporti i opozitës, i cili kërkonte heqjen e imunitetit dhe arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm,  u votua me 60 vota pro dhe 75  vota kundër.

Votave të Partisë Socialiste, që  autorizojnë vetëm hetimin dhe kontrollin e banesës, iu bashkuan edhe votat e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU).

Deputetët Bujar Muça, Reme Lala dhe Aqif Rakipi votuan pro raportit të mazhorancës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne