“Jam në mes të Tiranës”/ Berisha fshin postimin pas reagimit të Tom Doshit

Kreu i PD Sali Berisha akuzoi sot kreun e PSD-së Tomë Doshi se ishte arratisur në përpjekje për t’i shpëtuar një urdhër arresti të SPAK.

Pak minuta më pas Doshi reagoi duke publikuar një foto nga Tirana, ku krahas shkruante: O Sali mashtruesi! Për 20 vjet ke shpif kundër meje. Nuk jam largu, jam këtu, në mes te Tiranes duke e pi kafen mes miqsh e jo mes paranojash. Nuk frikësohem se nuk e kam vjedhur popullin si ti!

Menjëherë më pas, Berisha ka fshirë nga rrjetet sociale postimin e parë, ku shkruhej.

“Toma ia mbathi!
Miq, gosipi i qytetit gumëzhiti mbrëmë anë e kënd e qoshe-qoshe të Tiranës se Tom Doshi u arrestua, se Tom Doshit i kanë prerë urdhër-arrestin skapistët e partisë dhe se Tom Doshi ishte diku larg apo te Rrapi e Treshit dhe sot në mëngjes do paraqitej burrërisht në SKAP për tu burgosur.
Sot në mëngjes gosipin e mori era dhe bashkë me të edhe urdhër-arrestin për Doshin, aleatin besnik të Ramaduros. Toma, që pardje ishte në Skap dhe dje u largua në drejtim të paditur, mbasi u urdhërua që t’ia mbathi. Rroftë drejtësia e Partisë së Krimit”, shkruan Berisha.

B8f5e27f 314e 4b4d A788 1e016802e50a

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne